Gjinishi: Fokus i tepruar te Balluku, mungojnë prova konkrete ndaj saj

Gjinishi: Fokus i tepruar te Balluku, mungojnë prova konkrete ndaj saj

Analisti Ermir Gjinishi i ftuar në emisionin “Të Peskspozuarit” në MCN deklaroi se çështja Ballukut po fryhet dhe nuk lidhet domosdoshmërisht me përgjegjësi personale të saj, por me veprime të një grupi personash. 

Ai thekson se nuk ka prova për shantazh dhe se SPAK duhet të jetë më i saktë në identifikimin e përgjegjësve realë. Sipas tij, fakti që nuk arrestohen personat që pretendohet se kërcënojnë dëshmitarët dhe fokusi i tepruar vetëm te Balluku ngrenë dyshime mbi mënyrën si po trajtohet çështja.

“Qëndrimi i shumicës ndaj drejtësisë ka ndryshuar. Nuk mendoj se ka patur shantazh, pse ka patur edhe seancë në Kuvend edhe thirret ish-bashkëshorti në SPAK. Kjo nuk përbën lajm.

Çështja Balluku nuk bëhet për një individ, por një grup njerëzish. SPAK duhet të kishte qenë më i saktë, kur ka abuzuar. Jo domosdoshmërisht e ka bërë zonja Balluku.

Pyetja racionale që duhet bërë është: Ndërkohë që SPAK thotë se po kërcënohen dëshmitarët, pyetja është pse nuk arrestohen njerëzit që kërcënojnë?

Pyetja e fundit është: Pse po diskutojmë kaq shumë për Ballukun? Qeveria nuk pati këtë me Ahmetajn e të tjerë. Ke ministrat të tjerë që ikën. Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj drejtësisë na ka çuar në këtë kolaps të madh. Këta nuk heqin mandatin, nuk lënë të hetohen. Çfarë do të bëjë SPAK’u?

Është presion direkt ndaj SPAK. Rama po pret stabilitetin e marrëdhënieve me SHBA. Si do të bëjmë ne me njerëzit e korruptuar ne qeveri kur qeveria refuzon t’ua heqë imunitetin?”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy