
Partia Demokratike ka publikuar një video mesazh në rrjetet sociale, përmes së cilës deklaron se kryeministri Edi Rama mashtron çdo vit shqiptarët, duke thënë se do të hapen negociatat.
Reagimi vjen menjëherë pas vendimit të CDU/CSU dhe SPD, të cilat vendosën që t’i kërkojnë qeverisë federale çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Kujtojmë, se dy kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman lidhen drejpërdrejt me zgjedhjet e 30 qershorit, ku sipas Bundestagut gjerman kriza politike në Shqipëri konsiderohet e rëndë.



