
Mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë Shqipërinë nisën sot festimet për Fiter Bajramin duke u falur në sheshet e qyteteve. Edhe në Tiranë, Xhamia e Namazagjasë nuk ishte ende gati pavarësisht premtimeve, ndaj besimtarët e falën “Namazin” në sheshin Skënderbej. Kreu i KMSH, Bujar Spahiu bëri thirrje për bashkim.



