Vendet që e përballuan më mirë situatën e koronavirusit kanë një gjë të përbashkët: ato drejtohen nga gratë. Shtatë gra të mrekullueshme. Katër janë nga vendet e njohura nordike, të cilat gjithmonë e bëjnë gjithçka mirë: Islanda, Finlanda, Norvegjia, Danimarka; prandaj nuk menaxhimi i suksesshëm nuk është aspak habi. Në vijim vendet e tjera:
Tajvani dhe Zelanda e Re
Dy vende të vogla, Tajvani dhe Zelanda e Re, janë mjaft afër me epiqendrën e pandemisë dhe kanë befasuar botën për mënyrën si vepruan dhe ia dolën mbanë. Vetëm gjashtë persona kanë vdekur deri më tani në ishullin kinez të kryesuar nga Tsai Ing-wen. 124 masat e marra në kohën e duhur kanë shmangur bllokimin e plotë dhe tani ata eksportojnë maska në të gjithë botën. Në shtetin oqeanik të Jacinda Ardern kufijtë e mbyllur dhe karantina për ata që u kthyen, pas vetëm gjashtë rastesh të regjistruara në të gjithë vendin, kanë bërë që të mos ketë asnjë vdekje deri më tani.
Serioziteti dhe organizimi në Gjermani
Por Gjermania nuk është as e vogël dhe as ekzotike, dhe performanca e saj e shkëlqyer ende kërkon shpjegim. Një përzierje e seriozitetit, organizimit dhe burimeve të mëdha në dispozicion, e cila sigurisht nuk është vetëm për shkak të Angela Merkel, por daton në sistemin e detyrueshëm të sigurimit shëndetësor të themeluar në 1883 nga Bismarck dhe më pas të reformuar nga Schröder me axhendën e vitit 2020. Merkel e mori menjëherë situatën në dorë, me kujdes dhe e vendosur, ajo ftoi menjëherë njerëzit që ta marrin seriozisht, duke anashkaluar kështu fazën e gjatë të mohimit dhe të pasigurisë që diku tjetër rezultoi fatale.
Përjashtimi i Belgjikës
Sigurisht që nuk është e mjaftueshme të kesh një grua të ngarkuar në detyrë për t’i bërë gjërat më mirë. Për shembull, Belgjika është një nga vendet më të goditura, me afro 4500 vdekje, përkundër thirrjes së Sophie Wilmes për të udhëhequr një qeveri emergjente antikoronavirus. Nuk mund të thuhet se vendet bëhen më të mira nëse ato drejtohen nga gratë. Por mbase mund të thuhet se ato drejtohen nga gratë, sepse ato janë vende më të mira dhe kanë sisteme më të hapura të përzgjedhjes. Nëse vërtet do të shkojmë në një depresion të stilit të viteve 1930, mbase do të ishte më e përshtatshme një udhëheqëse: në listën e tiranasve të shekullit XX nuk ka as një grua. /Corriere della Sera, përgatiti Erina Çoku/



