
Rreth 37,400 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i lufts në Ukrainë, sipas ushtrisë së Kievit.
Në përditësimin e saj për humbjet e pësuara nga Moska deri më tani, ushtria ukrainase tregon se janë shkatërruar 188 helikopterë dhe 676 dronë.
Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
Përveç kësaj, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,645 tanke ruse, 838 sisteme artilerie, 3,828 transportues të blinduar të personelit, 15 anije dhe 155 raketa lundrimi.



