
Festat e fundvitit ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore të njeriut.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN’, psikologia Ornela Lami, thotë se festat ndikojnë shumë në psikologjinë e njeriut duke stimuluar pjesën e trurit për të çliruar hormonet e lumturisë.
Festat e fundit janë si drita, sepse na ndriçojnë shpirtin dhe na japin emocione. Zakonisht kjo gjë lidhet me fëmijërinë tone dha na kujton fëmijërinë tonë sepse na krijon atë ndjesinë e mirë të ngrohtë të lidhjeve familjare dhe shoqërore që na lidhin më shumë më njëri tjetrin
Është e rëndësishme që në të blejmë diçka të re për fundvit sepse na jep edhe kënaqësi të brendshme shpirtërore dhe na stimulon.
Ngjyrat si e keqja, na kujton dashurinë tonë ose jeshilja që lidhet me bredhin, që është simboli dhe na stimulon pjesën e trurit që na ndikon neve të çlirojmë hormonet e lumturisë na krijon besim dhe mirëqenie. Pastaj dhuratat, diçka të vogël që na fal emocione dhe lumturi.
Nga ana e saj menaxherja e eventeve Adelajda Gorica, flet për zbukurimet e pemës së Vitit të Ri, të cilat padyshim që ngjallin emocion në këtë periudhë.
Të gjitha familjet e duan atë shkëlqimin e festave të fundvitit dhe është festa që të gjithë i presim. Personalisht e kam bërë pemën që në nëntor se s’kisha çfarë prisja më. Kështu që edhe atmosfera e pemës, e ka zbukuruar më shumë festën e fundvitit. Rajda është lindur dhe rritur mes dekoresh por unë jam nismëtarja për gjera të reja dhe për të krijuar, dhe sidomos këto të fundvitit janë të preferuarat e mia. Kur vihen zbukurimet të krijojnë një ndjesi tjetër dhe kur hiqen në janar të jep ndjesi të ftohtë dhe të mungon.
Unë nuk e ndryshoj pemën atë që e kam bërë që në fillim dhe nuk e ndryshoj, psh, këtë vit kam bërë një miksim rozën, gold, silver, bojqielli, dhe të kuqe dhe ka dal një perlë e vërtetë.



