Bashkia: 60 milionë lekë për tenderin e Teatrit Kombëtar, mbyllet me 14 korrik

Bashkia: 60 milionë lekë për tenderin e Teatrit Kombëtar, mbyllet me 14 korrik

Të premten bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, që do të kushtojë 60 milionë lekë. Ky tender do të qëndrojë hapur deri më 14 korrik, ndërsa më pas do të mbyllet.

60 milionë lekët janë shifra që do të shpenzohet për studimin dhe projektimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lloji i procedurës së prokurimit është klasifikuar si shërbim konsulence dhe afati kohor i realizimit të studimit dhe projektimit të godinës.

 

Mbetet për tu parë nëse kompania që do të fitojë tenderin do të ketë si bazë projektin e arkitektit danez, Bjarke Ingels, pasi Veliaj pak kohë më parë tha se

godina e Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet mbi projektin i ideuar nga arkitekti në fjalë, ndërsa do të detajohet.

Siç dihet financimi i Teatrit do të bëhet me kredi, ndërkohë që ende ka shumë diskutime për Teatrin Kombëtar të shembur me 17 maj. Që prej asaj dite  reagime të shumta dhe akuza të forta nga ana e Partisë Demokratike, ndërsa vetëm pak ditë më parë KLSH i kërkoi IMK-së t’i kërkonte qeverisë dhe bashkisë së Tiranës ndërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend si ç’ishte dhe me të njëjtën strukturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy