Në vitin 2014, “Noma” u shpall restoranti më i mirë në botë në klasifikimin e "The world's 50 Best restaurants", që ndryshe konsiderohet “Oskar”-i i shefave të kuzhinës. Por restoranti i kuzhinierit me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, ka mbyllur dyert pikërisht sot.
Restoranti legjendar në breg të detit ka qenë për 13 vite simboli i kuzhinës nordike në kryeqytetin danez, Kopenhagë. Ai ka qenë aq i kërkuar saqë për një tavolinë aty duhej të prenotoje një vit më parë.
Pritet që Rexhepi të hapë brenda këtij viti një restorant tjetër në një pronë të madhe që ka blerë në Christiania.



