
Greqia do të shpërndajë 40,000 vaksina për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë greke, Aristotel Peloni në një deklaratë për mediat këtë të enjte.
"Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të afërt, do të ofrojë 20,000 vaksina për Maqedoninë e Veriut dhe 20,000 për Shqipërinë. " tha Peloni.
Ndërkohë ai nuk specifikoi se kur do të shpërndahen vaksinat në të dyja vendet, por theksoi se çdo procedurë do të kryhet në konsultim me Komisionin.



