Investitorët e huaj dhe diplomatët kanë ashpërsuar tonet teksa kanë kërkuar miratimin brenda qershorit të reformës në drejtësi. Ata paralajmërojnë pasoja politike dhe ekonomike për vendin nëse reforma nuk miratohet. Investitorët deklarojnë se do të largohen nga Shqipëria pasi nuk ndihen të sigurtë.
Përfaqësuesit e investitorëve të huaj dhe diplomatët kanë theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, si kusht themelor për të bërë biznes. Ata paralajmëruan se Shqipëria do të ketë pasoja nëse reforma nuk miratohet dhe ato nuk do të jenë vetëm politikë, por edhe ekonomike.



