Ish-deputeti Bedri Hoxha goditet para takimit elektoral të Bashës

Ish-deputeti Bedri Hoxha goditet para takimit elektoral të Bashës

Një incident ndodhi dje në Burrel pak minuta para nisjes së takimit të Lulzim Bashës me mbështetësit e tij. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, është goditur nga një person rreth orës 13:10 para ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku do të organizohej takimi i Bashës.

Në një deklaratë për mediat, policia bëri të ditur se ka ndaluar 49-vjeçarin Demir Çupi, i cili është marrë në pyetje. Sipas policisë, ish-deputeti është goditur për motive të dobëta dhe se Çupi do të hetohet në gjendje të lire.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D.Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy