Fjalimi i lamtumirës së Hahn: Shtyrja e perspektivës europiane, as realiste dhe as e besueshme

Fjalimi i lamtumirës së Hahn: Shtyrja e perspektivës europiane, as realiste dhe as e besueshme

Në raportin e tij të fundit para Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Komisioneri për Politika e Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, tha se perspektiva e pranimit në BE ishte shtysa më e madhe për reformat dhe proceset në rajon, dhe kur është fjala për Serbinë, ai tha se ideja e një marrëveshjeje me Kosovën do të kishte kuptim vetëm nëse ekziston një perspektivë e anëtarësimit në BE.

Komisioneri në largim, në fjalimin para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian përsëriti se vendimi për të mos i hapur negociatat e pranimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte gabim historik. Ai theksoi se në Ballkanin Perëndimor, të gjithë inkurajohen nga çdo hap pozitiv drejt integrimit evropian, por edhe anasjelltas.

"Nëse nuk ecim përpara, ne humbasim ndikimin në vendet e rajonit", tha Hahn. Ai solli si shembull dialogun Beograd-Prishtinë, duke thënë se të dy palët duan të "ecin përpara në një hap me vendet e rajonit".

"Nga këndvështrimi i Serbisë, ideja për të arritur një marrëveshje me Kosovën do të ketë kuptim vetëm nëse ekziston një perspektivë e pranimit në BE", paralajmëroi Hahn.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë, Hahn theksoi se një nga çështjet kryesore është përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së, duke theksuar se si Serbia ashtu edhe shtetet anëtare të BE mund të dëgjojnë dezinformata kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit.

"Pothuajse askush nuk e di se Serbia organizon më shumë stërvitje ushtarake me NATO-n sesa me Rusinë. Për më tepër, informacione krejtësisht të ndryshme mund të dëgjohen në Serbi. Të gjithë duhet të dërgojnë informacionin e duhur si në vendet partnere, ashtu edhe në vendet anëtare", tha Hahn.

Hahn shtoi se reforma e brendshme dhe procesi i zgjerimit të BE-së mund dhe duhet të shkojnë krah për krah.

"Nëse thjesht përqendroheni në reformimin e brendshëm, pasi të përfundojë ai, ne duhet t’i kthehemi zgjerimit, vendet e Ballkanit Perëndimor presin një shtyrje të perspektivës së BE për 30 vitet e ardhshme, e cila nuk është as realiste, as e besueshme", thotë Hahn.

Johannes Hahn tha se reformat në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndodhin pa presionin e BE-së, ose dëshirën e qytetarëve për t'u anëtarësuar në BE. Ai paralajmëroi gjithashtu se ikja e trurit po dëmton zhvillimin shoqëror të Ballkanit Perëndimor.

"Ballkani Perëndimor nuk është një periferi e Evropës, por pjesë e Evropës. Ne nuk mund të kemi një situatë kur popullsia po largohet nga vendi. Kjo do të kontribuojë në një vakum, i cili mund të krijojë rrezik sigurie", përfundoi Hahn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy