Horoskopi ditor, e enjte 28 tetor 2021

Horoskopi ditor, e enjte 28 tetor 2021

Dashi

Në dashuri, Hëna është në disfavorin tuaj, ka mundësi që mosmarrëveshjet e vjetra të rishfaqen. Në punë do të dëshironit të ndryshoni gjithçka.

Demi

Në dashuri dukeni aq të rrëmbyer nga problemet familjare, saqë ndjenja po ju zë një vend të dytë. Një ditë me kontraste në punë, kushtojini vëmendje kësaj të enjteje nëse përballeni me diskutime me eprorët.

Binjakët

Në dashuri ka ende njëfarë armiqësie në çift, takime të reja për ata që janë beqarë. Në punë duhet të bëni një zgjedhje, kjo është një situatë ende pak e rëndë për shpenzimet.

Gaforrja

Në dashuri keni frikën se diçka nuk shkon me partnerin tuaj, por kjo është vetëm një përshtypje. Në punë, lajme të shkëlqyera për ata që kanë probleme të pazgjidhura.

Luani

Në dashuri gjatë kësaj dite të enjte 28, Hëna kthehet në shenjën tuaj të zodiakut, do të gjeni guximin të thoni atë që mendoni për partnerin. Në punë mund të shkoni një hap më tej.

Virgjëresha

Në dashuri situata po përmirësohet pak, kujdes mos bëni hapa false. Shpërblime të mëdha janë rrugës për punonjësit e punësuar dhe ata që kanë një gjë të vetën.

Peshorja

Në dashuri, në sajë të Venusit të favorshëm, për ata që janë beqarë ka mundësi për takime. Në punë pas dy ditësh shumë të vështira tani është koha për të ulur pak vrullin e punës.

Akrepi

Në dashuri do të jetë e nevojshme të bëni një bilanc të situatës. Problemet duket të jenë fashitur dhe ju jeni sërish në qendër të vëmendjes, por për mirë. Në punë këshilla është të rifitoni pak qetësi, do t’ju duhej të ndjeni dhe pak më shumë siguri.

Shigjetari

Në dashuri, Hëna e favorshme së bashku me Venusin do të zgjojnë pasionin në çift. Në punë, nëse keni nisur një punë të re ose dëshironi të bëni diçka të re, mos u dekurajoni.

Bricjapi

Në dashuri, një ditë sqarimi me partnerin. Në punë nuk jeni tipi që kalon pa u vënë re, kur jeni të apasionuar pas një pune mund ta bëni më mirë se të gjithë të tjerët.

Ujori

Në dashuri Hëna është në kahun e kundërt, ndaj bëni kujdes dhe mos krijoni përplasje. Në punë, ka ambicie që duhet t’i moderoni, ose të paktën të dini t’i kanalizoni më mirë, sidomos materialisht. Jo gjithçka vlen për arritjen e një qëllimi që mund të jetë vetëm ekonomik. Nuk do t’ju japë paqe dhe as nuk do t’ju çojë në një gjë të sigurt.

Peshqit

Në dashuri, çiftet që kanë përjetuar një krizë të vogël duhet të qëndrojnë të qetë. Në punë do të ndiheni shumë më mirë këtë të enjte, nëse nuk konkurroni me askënd. Vetëm atëherë do të përjetoni diçka vërtet pozitive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy