Në një analizë të fortë mbi hetimet e SPAK dhe dyshimet për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, avokati Romeo Kara në MCN Live ka ngritur akuza të rënda për mënyrën sesi, sipas tij, kapitalet e krimit të organizuar qarkullojnë dhe investohen në ekonomi reale, veçanërisht në prona dhe ndërtim.
Duke iu referuar historikut të organizatave kriminale dhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri, Kara thekson se struktura të sofistikuara financiare dhe kriminale kanë arritur të depërtojnë në ekonomi dhe politikë, duke ndikuar edhe në vendimmarrje.
Duke lexuar historinë e mafias ka pasur dikur një bashkëpunim të mafias në Itali. Mafia mban libra llogarie dhe organi media simbolizon Sky ECC dhe EncroChat. Minimumi janë në gjuhën shqipe ka persona që s’i kanë përdorur vetë por kanë folur të tretë për ta dhe kështu ka funksionuar. Futën duart në politikë. Ata zgjedhin deputetë duke pasur dy kokat më të mëdha të politikës dhe këta i ndan vetëm një njeri. Këta përzihen dhe kriminalizuan sepse kërkuan ta përzjejnë të gjithë popullin që as vetë institucionet e ligjzbatimit të mos merren më.
Në vijim Kara thekson se sipas tij ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj informalitetit të lartë dhe përdorimit të parave të paligjshme në sektorë të ndryshëm, përfshirë lojërat e fatit dhe ndërtimin.
Janë mbi 40% e ekonomisë shqiptare të paformalizuara dhe mafia s’ka ku të gjejë më një thesar për t’u mbështetur. Lojërat e fatit janë minimumi 2.5 mld, por ne buxhetin e kemi 5.8 mld, pra këtu mund të jesh jashtë taksave, mund të përdorësh paranë e paformalizuar për lloj krimi… këto investime tregojnë se ekonomia dhe politika shqiptare kanë motor lëvizës jo votën por pazaret e tyre dhe janë zhytur në krim.
Ai shkon më tej duke e cilësuar situatën si një degradim të sistemit politik dhe ekonomik, ku sipas tij interesi publik është zëvendësuar nga marrëveshje të fshehta dhe kapital kriminal.
Ky është fundi i këtij sistemi. Dhe kullat se e dimë që është devijuar Tirana… këta duan ta mbarojnë Shqipërinë sot dhe kur të ikin këta mos të ketë më Shqipëri, duan ta bëjnë tokë të djegun, por jo.
Në deklarimet e tij, Kara ngre gjithashtu dyshime mbi lidhjet mes biznesit të madh dhe politikës, duke pretenduar se pas shumë investimeve fshihen struktura të kamufluara pronësie.
Unë di me bindje të plotë që këta biznesmenë të mëdhenj janë prestanome të shumë politikanëve të mëdhenj pas tyre. Nuk ka vend ku nuk dalin.
Ai përmend gjithashtu problematika në sistemin noterial dhe regjistrimin e pronave, duke e lidhur këtë me mundësinë e pastrimit të parave:
Noter njerëz pa shkollë fare… kontratat bëhen për borxhe, noteri duhet të njoftojë organin për pastrimin e parave. E gjithë prona shtetërore që nuk regjistrohet po vidhet… nga 1912 deri tani vetëm po vidhet. Këta ndanë shtetin, iu futën me copa me ligjin 7501.



