
Gazetari Flogert Muça tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët nuk ka rrëzuar marrëveshjen Meloni-Rama.
Duke vijuar Muça tha se nuk mundet një gjykatë normale të rrëzojë një marrëveshje ndërshtetërore.
Marrëveshja Meloni-Rama është në fuqi sepse nuk mundet një gjykatë normale të rrëzojë një marrëveshje ndërshtetërore e miratuar nga dy vendet, Shqipëria dhe Italia nga çdo institucion përkatës. Nuk e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese në Itali. Nëse do jenë nesër, azilantë që do vijnë nga vende që cilësohen si të sigurta do vijnë në kampin e Gjadrit.



