Kabul, gratë ngrihen në protesta (VIDEO)

Kabul, gratë ngrihen në protesta (VIDEO)

Pas marrjes së pushtetit nga talebanet, në Kabul dhjetëra gra janë ngritur në protesta kundër dhunës ndaj tyre dhe shkaljes së të drejtave të njeriut. Ndërkohë mediat shkruajnë se zyrtarët talebanë kanë arritur të prishin protestat e grave, duke përdorur gaz lotsjellës, spraj piper teksa ato përpiqeshin të kalonin në rrugë dhe bllokonin një pjedsë të saj.

Por talebanët thonë se protesta doli jashtë kontrollit, sipas mediave afgane Tolo Neës.

Gratë kanë dalë në rrugë duke bërë thirrje për të drejtën e punës dhe përfshirjen në qeveri. Talebanët thonë se do të njoftojnë përbërjen e administratës së tyre në ditët në vijim.

Ata janë shprehur se gratë mund të përfshihen në qeveri, por jo të mbajnë poste ministrore.

Shumë gra kanë frikë nga një rikthim në mënyrën se si trajtoheshin kur talebanët ishin më parë në pushtet,  në vitet 1996 dhe 2001. Gratë u detyruan të mbulonin fytyrat jashtë dhe dënimet e ashpra u dhanë për to për shkaljen më të vogël që mund të bënin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy