Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov drejt Rusisë dy ditë më parë, ndonëse Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e procedurave të ekstradimit, ka shkaktuar polemika mes institucioneve të drejtësisë.
Për avokatin Redi Ramaj, i ftuar në “MCN live”, sipas ligjit shqiptar, është i ndaluar ekstradimi i shtetasve drejte vendeve tipike te shkeljes së të drejtave të njeriut dhe një gjë të tillë pikërisht e ka bërë drejt Rusisë që njihet si vend që ka probleme të tilla.
Duke ditur se ka raste te përsëritura, jo vetëm me ketë, ku shteti shqiptar ka një zell shume të lartë, jo vetëm ne këtë rast, për te ekstraduar shtetas në vende tipike ku ta shkelje te të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Rusia është një vend i tillë që ka problem. Kemi shumë raste ne gjykata që bëjnë ekstradime të shpejta, ku edhe Ministria e Drejtësisë pasi ka përfunduar procesi gjyqësor për ta ekstraduar pa parë thelbin ne vende afrikane që kanë problem te theksuara të te drejtave dhe lirive te njeriut, gjë që ligji shqiptar e ndalon nëse ka probleme politike, çështje diskriminimi, çështje feje, etj.
Rusia është një vend që shkel hapur iliret dhe te drejtat e njeriut.
Avokati Ramaj, vlerëson se përsa më lart, Ministria e Drejtësisë ka nxituar me procedurat e ekstradimit pa i garantuar shtetasit rus një mundësi për të pritur një vend përfundimtar të Gjykatës së Lartë.
Ky zelli për të mos respektuar një vendi të Gjykatës Kushtetuese dhe fakti që ti kryen një procedure dhe kryen një vendim që nuk e respekton orarin vet, sepse këtu ka rendësi edhe orari.
Kjo ka rendësi për ti respektuar edhe këtij shtetasi se mund te jete i akuzuar në vendin e tij për një vepër penale, por atij duhet t’i garantuar të njëjta të drejta si në vendin ku është arrestuar si në vendin ku do shkojë, dhe kjo duhet të jetë garancia e Shqipërisë.
I gjithë debati të paktën Ministria e Drejtësisë duke ditur se ka pasur një vendim ose një kërkese në Gjykatës Kushtuese dhe mund të ishte përpara një vendimmarrje të ngjashme, ajo nuk do duhej te nxitohej me procedurën e ekstradimit por duhej ti kishte garantuar ati shtetasi mundësinë që priste një vendim përfundimtar.
Nëse do kishim një vendim përfundimtar të Gjykatës së Lartë të zbardhur dhe të Gjykatës Kushtetuese dhe do ishte negativ, atëherë do i hapej rrugë për të bërë ekstradimin në mënyrën e si e përcakton ligji nga Ministria e Drejtësisë.



