
Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani, komenton deklaratat e sekretares së brendshme Suella Braverman, lidhur me një projektligj që do të votohet në parlament lidhur me deportimin e emigrantëve brenda 20 ditësh.
Ai thotë se kësaj deklarate i ka paraprirë deklarata e djeshme dhe letra 50 deputetëve të Partisë Konservatore, të cilët kanë kërkuar dy amendamente në ligjet ekzistuese për të shpallur Shqipërinë dhe disa vende të tjera në listën e bardhë që nuk mund të pranohen kërkesat për azil dhe për mundësinë e trafikimit dhe mospërfilljen e këtyre kërkesave për mbrojtje në Britaninë e Madhe.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se Kryeministri Rishi Sunak dhe ministrja Braverman kanë në plan këto dy gjëra, por shtoi nuk është aq e lehtë pasi duhet të kalojë në parlament, pasi ligji nuk është as në dorën e Kryeministrit dhe as të ministres.
Çështja e emigrantëve dhe sidomos shqiptarëve po përdoret për arsye politike për të rritur kredibilitetin e një partie të djathtë. Sondazhet tregojnë pikë të ulëta, se nuk mund të fitohet pikë duke u marrë me çështjen e shqiptarëve.
Se shqiptarët janë vetëm një pjesë. Pjesa më e madhe janë shqiptarë që vijnë me gomone. Pjesa e deputetëve të qendrës nuk besoj se do e mbështesin.
Ministrja ka rekord për sjellje të pakënaqshme me shqiptarët në Britani. Ministrja duhet të jetë e kujdesshme.
Qeveria konservatore më parë është përpjekur që të përzërë shqiptarët brenda 20 ditësh, por ajo procedurë është rrëzuar nga gjykatat dhe ai sistem është quajtur i paligjshëm.
Ministria e Brendshme po mundohet të kopjojë një model të shpallur të paligjshëm. Të drejtat e emigrantëve duhet të qëndrojnë dhe të shqyrtohen deri në fund.
Shqipëria që nga viti 2002 është futur në listën e vendeve që nuk certifikohen dhe kërkesat për azil cilësohen të pabaza, vetëm në rastet kur autoritetet gjykojnë se kërkesat duhet të shqyrtohen.
Mbi 50% e shqiptarëve që kanë kërkuar azil kanë marrë leje qëndrimi, ndërsa te femrat dhe fëmijët kanë marrë leje qëndrimi 90%.
Pavarësisht dëshirës së ministres së Brendshme, nuk është e lehtë për të.
Qeveria britanike, duhet të bëjë dy veprime, të bashkëpunoj ngushtë me autoritetet franceze, për thyerjen e modeleve kriminale dhe vënien para drejtësisë të kriminelëve që organizojnë sjelljen e këtij fluksi emigrantësh me gomone.
E dyta të bashkëpunohet që drejtësia të jetë në nivelin e duhur dhe shqiptarët problemet e tyre t’i adresojnë në Shqipëri dhe jo të vijnë në Britani për azil.
Por kur nuk gjejnë mbrojtje për kërkesat e tyre legjitime për të jetuar të qetë ata do të vijnë. Britania nuk pranon emigrantë të paligjshëm ekonomikë.
Nëse autoritetet britanike do e marrin vesh që punon do të kthehesh. Nuk mund të vish me gomone dhe të punosh në Aangli.
Lidhur me deklaratën e pak kohëve më parë ku Presidenti i Shqipërisë, kërkoi hapjen e një konsullate britanike në Kukës në mënyrë që të jepen viza pune për të shmangur emigrimin e paligjshëm, avokati Hasani tha se kjo është thjesht një dëshirë e mirë e Presidentit.
Ajo që duhet të bëjë Presidenti, qeveria dhe opozita, është t’u krijojnë kushte normale shqiptarëve për të jetuar.
Hapja e një konsullate është iluzion dhe nuk ma merr mendja të ndodh.
Dhënia e vizave të punësimit ka qenë që në 2012. Mund të vijnë nëse kanë kualifikime të caktuara dhe të punojnë.



