Vrasja e efektivit në Fier, merren në pyetje 25 persona/ Policia pika kontrolli në të gjithë qarkun  (VIDEO)

Vrasja e efektivit në Fier, merren në pyetje 25 persona/ Policia pika kontrolli në të gjithë qarkun (VIDEO)

Gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme policia e Fierit ka vijuar kërkimet dhe po bënë krehjen e të gjithë zonave me synim lokalizimin e 23-vjeçarit, Azgan Mernica, autori i dyshuar i ekzekutimit me armë zjarri të efektivit të policisë Novruz Cenalia 28 vjeç.

Korrespondentja e MCN TV, Evi Gjini raporton për MCN Live se janë ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dalje të qytetit të Fierit, ndërsa një operacion është zhvilluar në fshatin Pojan, i cili ndodhet fare pranë fshatit Baltëz ku ndodhi krimi, pasi dyshohet se Azgan Mernica fshihet aty.

Autori i dyshuar është fshehur dhe ende në këto momente nuk është kapur, ndërsa policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

Dyshohet se sherri ndodhi në rrugën kryesore të fshatit Baltëz, aty ku jetonte polici me familjen e tij, ndërsa autori jetonte në fshatin Sulaj.

Ndërkohë po hetohet për të zbuluar nëse vrasja ka ardhur si problematikë e çastit, apo kanë pasur probleme të mëparshme mes autorit dhe viktimës.

Janë marrë kamerat e sigurisë së ambienteve përreth dhe po bëhet këqyrja për të parë se çfarë ka ndodhur.

Policia dyshon se autori armën e krimit e ka me vete, pasi nuk është gjetur në vendngjarje, dhe nga policia dyshohet se i dyshuari paraqet rrezikshmëri të lartë.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur familjarët e autorit dhe policia po punon për të futur familjarët në negociata me qëllim që të dorëzohet i dyshuari.

Gjithsesi nuk ka asgjë të re lidhur me vendndodhjen e tij, edhe pse krehja e zonës në gjithë qarkun Fier vazhdon prej 24 orësh.

Shumë prej policëve që janë në aksion, e kanë koleg viktimën i cili ishte polic, ashtu si dhe babai i tij.

Janë marrë të paktën 25 persona në pyetje lidhur me atë që kanë parë.

Janë marrë në pyetje dhe familjarët, prindërit e të dy palëve për të zbuluar nëse konflikti ka ardhur pas një sherri të çastit.

Nuk përjashtohet as pista për motive gjakmarrjeje, teksa të gjitha janë pista të hapura për policinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy