
Vijon paraditja me kthjellime në jug e qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në veri.
Pas mesditës, vranësira kalimtare do të shfaqen fillimisht në veri dhe gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit; duke rrezikuar nga shira të izoluar ekstremin verior.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të lehtë në qendër dhe jug ku maksimumi ngjitet në 29°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.



