52 mijë banesa bosh në Tiranë/ Abdiu: 24% e banesave blihen nga emigrantët. Në dy vite çmimet u rriten me 41% (VIDEO) 

52 mijë banesa bosh në Tiranë/ Abdiu: 24% e banesave blihen nga emigrantët. Në dy vite çmimet u rriten me 41% (VIDEO) 

Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2023, kryeqyteti i Shqipërisë numëronte rreth 52 mijë banesa të pabanuara.

Për Indrit Abdiun, ekspert për Tregun e pasurive te paluajtshme, i ftuar në “MCN live”, aktivitetet kriminale mund të kenë ndikuar në rritjen e çmimeve të tregut, teksa 24% e banesave blihen nga shtetas të huaj.

Aktivitetet kriminale ndoshta kanë dhënë një ndikim të konsiderueshëm në rritjen e çmimeve të tregut, por duke u bazuar ne shifrat, për sa kohë që të gjitha këto transaksione kanë kaluar përmes filtrave të bankës, prej 38% nëpërmes financimit të Bankës, apo 24% përmes shtetasve të huaj, kjo do të thotë se është diçka e mirë, që nuk duhet të trembeni se paraja është e pastër në realizmin e këtyre transaksioneve.

Abdiu, thotë se referuar Bankës së Shqipërisë, 23% e  banesave blihen nga emigrantët.

23%, sipas Bankës së Shqipërisë kanë rezultuar se janë shtetas të huaj, nuk do të thotë se janë shqiptar ose emigrantë.

Duke parë nga përditshmëria jonë, na rezulton që kemi identifikuar se emigrantët që punojnë jashtë dhe ndoshta atje edhe mund të kenë punuar me aktivitet kriminal, por kur kanë ardhur në Shqipëri kanë bërë investime ne pasuri të paluajtshme.

Kjo automatikisht ka sjelle dhe rritjen e çmimit të banesave në vijim.

Sipas Abdiut, nga viti 2022-2024, çmimet për blerje të apartamenteve u rriten me 41%

Statistikat të cilat u jemi referuar Indexit Fisher, nga 2022-2024 rritja ka qenë më 41%, e kemi parë nga përditshmëria jonë. Në 2022, një apartament ne zonën e Tiranës ka qenë një apartament që mund ta gjeje me 800-900€ m2, kurse sot rezulton i njëjti deri në 1300€ m2, të paktën minimalisht.

Pritej që të kishte një tkurrje te çmimeve dhe e vërteta që është se po ndodh.

Ka një faktor që ndodh në këtë drejtim, është edhe angazhimi i SPAK në luftën e krijimit dhe korrupsionit, çka ka bërë që aktiviteti kriminal të stepet dhe gjithashtu edhe kategorinë e blerësve që kanë para të pastra u ka sjellë një dyzim në vendimmarrjen dhe procesin për të bërë një apartament duke sjellë një pauzë në këtë kërkesë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy