Dhuna mbi protestuesit e Teatrit, Lapaj: Policia, strukturë që keqpërdoret (VIDEO) 

Dhuna mbi protestuesit e Teatrit, Lapaj: Policia, strukturë që keqpërdoret (VIDEO) 

Juristi Adriatik Lapaj e cilëson kafshërore dhunën e ushtruar nga policia mbi protestuesit pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në studion e emisionit “Stay Tunned”, Lapaj tha se Policia e Shtetit është një strukturë që keqpërdoret.  

Strukturë që keqërdoret. Dhuna ishte e pajustifikuar. Ndodh që policia edhe të rreh, të merr zvarë, por kur ka një arsye të ligjshme. Ndodh edhe në Perëndim. Atë ditë janë rrahur djem e vajza që marrin në dorë libra. Mënyra si u mor një gazetar, pa asnjë rrezik, është kafshëri”, tha ai.

 

Lapaj shtoi se artistët po angazhohen për peticionin që kërkon rindërtimin e teatrit.

Kryetari i bashkisë sigurisht që me dhunë mund ta prishte. Qytetarët e Shqipërisë janë ngopur me dhunë. Komuniteti i artistëve është duke bërë një peticion. Numri i personave të kallëzuar po kalon mbi 60. Artistët po ndërmarrin një nismë që godina të ndërtohet ku ishte dhe si ishte”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy