Zbulohet një gjeoglif i ri 2 000-vjeçar në Peru

Zbulohet një gjeoglif i ri 2 000-vjeçar në Peru

Një gjeoglif i ri, më shumë se 2 000-vjeçar, është zbuluar së fundmi në Peru, në territorin e vizatimeve gjigante misterioze në shkretëtirën e Nazca-s.

Gjeoglifi, që përfaqëson një mace me veshë të theksuar, është rreth 37 metra i gjatë dhe u nxor nga harresa pas zbulimit të vijave të tij nga një fluturim me dron.

Sipas karakteristikave të tij stilistike, ai daton nga fundi i periudhës Paracas, një civilizim antik para-inkas (800 vjet para Krishtit).

“Silueta mezi dukej. Ishte në prag të zhdukjes për shkak të vendndodhjes në një shpat mjaft të pjerrët dhe prej efekteve të erozionit natyror”, tha Ministria peruane e Kulturës.

Një grup arkeologësh pastruan dhe rivizatuan konturet e gjeoglifit, gjerësia e të cilave arrin në  30-40 centimetra.

Të listuara si Trashëgimi Botërore, gjeoglifet e Nazca-s, të zbuluara gati një shekull më parë në jug të Perusë, janë figura gjeometrike që përfaqësojnë rreth 70 kafshë dhe bimë, të dukshme vetëm nga qielli dhe që prej vitesh ushqejnë një nga enigmat më të mëdha në planet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy