Kosovë-Serbi /Kocijançiç: Dialogu në frymë konstruktive, nesër diskutohet për Asociacionin

Kosovë-Serbi /Kocijançiç: Dialogu në frymë konstruktive, nesër diskutohet për Asociacionin

Kosova dhe Serbia kanë vazhduar sot dialogun në Bruksel, ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes, drejtësisë dhe menaxhimit të integruar të kufirit.

Ndërkohë takimet do të vazhdojnë nesër dhe do të diskutohet për marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, energjinë dhe urën në Mitrovicë.

Kështu ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kociançiç, pas takimit ndërmjet delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga Avni Arifi dhe delegacionit serb, të udhëhequr nga Marko Gjuriç.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe konstruktive. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të rifilluar diskutimet mbi tema të ndryshme që u diskutuan sot”, ka thënë ajo.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy