Ekzekutimi në Rinas/ Gazetarët: E njëjta skemë prej 12 vitesh, pa mbaruar vrasja e dimë ku do digjet makina

Ekzekutimi në Rinas/ Gazetarët: E njëjta skemë prej 12 vitesh, pa mbaruar vrasja e dimë ku do digjet makina

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu analizuan ngjarjen e një javë më parë në Rinas, ku u vra Gilmando Dani. Ata thanë se dinamika e ekzekutimeve të tilla ka vite që është e njëjtë, e megjithatë, autorët mbeten pothuajse gjithmonë të panjohur. 

 

Ferdinand Dervishi

Universiteti i vrasësve me pagesë në Nikël dhe Fushë Krujë vazhdon të prodhojë ushtarë të zotë. Vijnë nga Nikla, vrasin në Tiranë dhe ikin. Makina bëri vrasjen. Kishte dëshmitarë, nuk kishte polici. Makina iku në Fushë-Krujë, nuk u ndoq, nuk u kap. Kjo është shumë e rëndë. 

 

Sokol Bregu 

Vdekja është e njëtrajtshme prej një dekade. Duhej të kishte ndërhyrë shteti. Modeli që ndjek është i njëjtë. Me një kamera ose një dron mund të kontrolloje një hapësirë kaq të vogël. Një njeri që niset për të vrarë e ka kryer. Parandalimi është gjetja e autorëve dhe nxjerrja para drejtësisë. Tani pa e mbaruar vrasjen ai, e dimë se ku do shkojë. Në një nga fshatrat! Ndjek të njëjtin model dhe për 12 vjet ti nuk arrin dot të zbulosh. Kështu janë edhe nja dy lagje në Marsejë, ku nuk hyn policia. I kemi bërë të gjitha kronikat njësoj. Çdo emision e kemi Fushë-Krujë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy