Rilidh energjinë, arrestohet pronarja e fasonerisë

Rilidh energjinë, arrestohet pronarja e fasonerisë

Pronarja e një fasonerie në Durrës është shoqëruar në polici pasi kishte rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë.

Burime të OSHEE-së bëjhnë të ditur se subjektit privat i ishte prerë energjia pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte bërë sërish lidhjen, pa paguar detyrimet.

“Nga OSHEE Durrës në kuadër të aksionit, është zbuluar vjedhja e energjisë nga abonenti privat ne fushën e industrisë prodhuese (veshje), për rilidhjes së paligjshme të linjës elektrike. Subjektit privat i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte rilidhur energjinë, pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin. Për këtë arsye, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H. dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente”, njofton OSHEE.

Po në Durrës dy abonentë familjarë janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë që të dhënat e fundit nga ky qytet flasin për rreth 40 abonentë, familjat dhe privat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy