
Tjetër dënim për “Johnson & Johnson”. Një gjykatë në Kaliforni vendosi që kompania duhet të dëmshpërblejë me 25.7 milionë dollarë 66-vjeçaren Joane Anderson, e cila ka akuzuar se pudra e kësaj marke ka ndikuar në shfaqjen e kancerit (mesotelioma).
“Johnson & Johnson” është akuzuar në disa raste se nuk i ka informuar siç duhet konsumatorët për përbërësin asbest, i cili shkakton kancer. Kjo është hedhur poshtë gjithnjë nga kompania, ndaj të cilës janë dhënë deri tani disa dënime duke e detyruar të kryejë dëmshpërblime në vlera miliona dollarë.



