Gjermanët protestojnë kundër autostradës A100, zgjerimi cënon banesa dhe objekte kulturore

Gjermanët protestojnë kundër autostradës A100, zgjerimi cënon banesa dhe objekte kulturore

Qytetarët në Berlin protestuan kundër ndërtimit të një autostrade pasi zgjerimi i saj kërcënon 20 objekte kulturore.

Autostrada e planifikuar me gjashtë korsi përveç objekteve kulturore do të preke edhe disa banesa dhe rreth 20 nga klubet më të këndshme të natës në Berlin. Banorët që preken nga ndërtimi e cilësojnë të gjithën si një makth që i ka trishtuar dhe zemëruar pa masë.

Sipas protestuesve zgjerimi i autostradës do të shoqërohet edhe me shtim të zhurmave dhe ndotjes ekstreme në qytet. Ndërsa për Ministrin Gjerman të Transportit Volker Wissing dhe kryetarin e Bashkisë së Berlinit Kai Wegner ky zgjerim po bëhet pas rritjes së popullsisë në këtë qytet.

Sipas përfaqësuesve lokalë një investim i tillë do të ndihmojë edhe në qarkullimin e trafikut në qendër të qytetit por kjo kundërshtohet nga banorët me argumentin se kjo do të çojë në shtimin e automjeteve dhe për pasojë në rëndimin e trafikut.

Shtrirja me pesë kilometër e autostradës A100 në Berlinin Lindor do të kushtojë rreth 1 miliardë euro dhe ata kërkojnë që këto para të shkojnë për transportin publik, koristë e biçikletave dhe për investime në përmirësimin  e trotuareve.

A100 është një nga autostradat më të ngarkuara në Gjermani dhe është e shtrirë në pjesën më të madhe të Berlinit Perëndimor dhe qendror. Ndërtimi i kësaj autostrade filloi në Berlinin Perëndimor në vitin 1958 kur qyteti u nda midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes Komuniste me shpresën se një ditë do të ishte një unazë nëse Berlini do të ribashkohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy