Duket se afrimiteti mes PD dhe LSI sa vjen dhe bëhet më i afert ku çështja Tahiri ka mbërthyer politikën shqiptare.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.
Kjo nuk është hera e parë që kryetarja e LSI i shkon në zyrë kreut demokrat.
Mesa duket ‘çështja Tahiri’ i ka vënë opozitën dhe mazhorancën ballë për ballë.
Opozita kërkon arrestimin dhe gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, kurse mazhoranca vetëm hetimin, e jo veprime të tjera.



