Turjan Hyska në Zululand: Nëse nuk do të kisha fantazinë, nuk do të jetoja në këtë tokë. Paratë nga projekti “Oktapod” do shkojnë për bamirësi

Turjan Hyska në Zululand: Nëse nuk do të kisha fantazinë, nuk do të jetoja në këtë tokë. Paratë nga projekti “Oktapod” do shkojnë për bamirësi

Njerëzit që nisin projekte personale vetëm për të ndihmuar njerëz në nevojë janë të paktë në një vend që shumica turret për tu pasuruar Babëzisht. Turjan Hyska është prej atyre njerëzve që është duke materializuar një projekt, paratë e të cilit do të shkojnë për bamirësi. Ky ishte lajmi i mirë që na vjen nga Tur Hyska në emisionin Zululand të Mustafa Nanos, ku ishte dhe i ftuar. Madje ai tha se ky do të jetë projekti i fundit muzikor, duke dhënë lajmin e hidhur për shumë fansa që e dëshirojnë si këngëtar.

 

Turi, autori i dy emisioneve në Vizion Plus, ka treguar për herë të parë se si u lidh me televizion. Siç tregon ai, ka qenë një moment i vështirë kur ai vendosi të zgjidhte si profesion ekranin. Humbja e babait, vështirësia ekonomike, por dhe njëriu i duhur në kohën e duhur e bënë Turin që prej vitesh të mbërthehet në ekran me projekte të ndryshme.

 

I ka mbijetuar për shumë vite, edhe kjo falë fantazisë që ai ka në punë dhe jetë. Edhe kur e pyet për fantazinë ai të jep një përgjigje: “Nëse nuk do të kisha fantazinë, nuk doja të jetoja në këtë tokë”.

 

Turi tha se para 5 vitesh ka dëshiruar t’i futet rrugës së politikës, por në kushtet që ndodhet sot politika jonë shqiptare është dekurajuese. Po të njëjtën këshillë i dha dhe Nano. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy