
Ndërsa numërimi po i afrohet fundit, Kavaja mund të përmbysë rezultatin e deritanishëm, për t’i dhënë fitoren kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Siç raporton gazetari i MCN TV, Erion Skëndaj, diferenca mes dy rivalëve është vetëm dy vota, në avantazh të kandidatit socialist.
Kutitë e radhës do të përcaktojnë fatin e Bashkisë së Kavajës, dikur bastioni më i fortë i së djathtës.
Në Kavajë përballen Redjan Krali i PS dhe Fisnik Qosja i koalicionit “Bashkë fitojmë”. Sipas të dhënave të KQZ, të cilat reflektojnë vetëm 46 nga 92 kuti, Krali është në avantazh me 51.4% të votave, ndërsa Qosja ka 48.6%.



