Dorëhiqet edhe kreu i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Ilir Çeliku.
Numri një i Apelit të Vlorës është dorëhequr nga ky post sot, ndërsa ende nuk janë dhënë arsye për këtë vendim.
Çeliku bëhet kështu gjyqtari i tretë që jep dorëheqjen brenda ditës së sotme.
Po sot, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe gjykatësi i Elbasanit, Ilir Pasha dhanë dorëheqjen për arsye personale.
Mendohet se largimi nga detyra ka të bëjë me procesin e nisur të shqyrtimit të pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.



