Policia e Korçës ka arrestuar 28 vjeçarin i cili ka qëlluar në drejtim të një shtetasi tjetër ditën e enjte në lagjen nr 7 të qytetit.
Blutë e Korçës lajmërojnë se kanë arrestuar Enri Dervishin ndërsa në makinën e tij të përplasur kanë sekuestruar edhe pistoletën me të cilën qëlloi pasditen e të enjtes.
