Mocioni me debat/ Gogu: Ndaj Ramës ka vetëm padi politike nga ana e opozitës. Nesër në kuvend i padituri bën paditësin (VIDEO)

Mocioni me debat/ Gogu: Ndaj Ramës ka vetëm padi politike nga ana e opozitës. Nesër në kuvend i padituri bën paditësin (VIDEO)

Nesër në Kuvend mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama përkitazi me dyshimet për lidhje të tij me ish zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

Seancën e nesërme, deputeti i PS-së, Toni Gogu, e sheh si një seancë e cila nuk ka të bëj fare me çështjen që po zhvillohet në SHBA porse vetëm si një sherr ordiner të opozitës.

Për seancën e nesër janë bashkuar tre grupkërkesa që në zbatim të rregullores kryetarja e kuvendit i ka bashkuar në një seancë e cila besoj se si seancë do të kënaqi kërkesat e rregullores dhe do të zbatojmë atë urdhërim të rregullores për deputetë e kuvendit.

Nga ana tjetër kam përshtypjen se do të jetë edhe një përpjekje edhe e jona e radhës që përmes rregullimit e ligjshmërisë tu tregojmë shqiptarëve që arsyeja e vërtetë e rrëmujës, e poteres, nuk ka të bëj fare me një çështje e cila po hetohet në SHBA për një ish-zyrtar të lartë të FBI. Por ka të bëj thjeshtë me një sherr ordiner, në një forcë politike i cili ka kaluar kufijtë e asaj force politike dhe po përpiqet që të hyj në kuvend.

Nesër do të flas për paditësit e paditur.

 Për deputetin socialist Gogu, paditë e “ngritura” lidhur me çështjen e MCGonigal, nuk janë asgjë veçse padi politike të ngritura nga opozita.

Gogu i cilëson këto padi më shumë si të ngritura nga paditësi non-grata Sali Berisha, i cili sipas tij bën paditësin.  

Mocioni me debat zhvillohet nesër dhe kryeministri do të përgjigjet për këtë çështje. Ne sot diskutojmë disa padi të ngritura nga kundërshtarët politik të kryeministrit dhe jo nga organe drejtësie.

Pra nuk kemi këtu padi ndaj kryeministrit, kemi një padi të ngritur nga opozita për kryeministrin, të cilët për çdo problematike të tyre ngrenë gishtin ndaj kryeministrit, kur ai flet, thotë ai flet ashpër, kur kryeministri hesht, ata thonë ai heshtë he na injoron.

Çështja këtu shterohet se pse këto padi që ngrihen sot, njollosin marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA, pse këto padi që ngrihen sot, njollosin përfaqësuesin zyrtar të SHBA në Shqipëri, pse këto padi që ngrihen sot, them në thonjëza se këto padi sipas tyre, kryeministri shqiptar ka korruptuar sipas doktor non-gratës, ka korruptuar Byron e Hetimit, ka korruptuar drejtësinë amerikane dhe prokurorët që kanë pikasur këto shkelje, sa që ne këtu i kemi kuptuar dhe drejtësia amerikane atje, nuk i ka kuptuar. Pra ky do të jete debati nesër.

Absurdi është që i padituri i madh nesër bën paditësin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy