Në studion e MCN Informacion, avokati Gylsen Zhllima dhe gazetari Mariglen Kume analizuan Samitin e Diasporës, eventi i mbajtur përgjatë dy ditëve të fundit në Tiranë. Kume e cilësoi një shoë që ka për qëllim përmirësimin e imazhit të qeverisë dhe vetë kryeministrit, ndërsa Zhllima tha se samiti nuk ishte gjë tjetër veçse kongresi i PS në diasporë.
Mariglen Kume
Është pjesë e PR të tij, strategjisë për të përmirësuar imazhin. Deri tani nuk shoh ndonjë politikë të veçantë për të kthyer në Shqipëri ata që kanë ikur. Përveç makinerisë së propagandës nuk ka asgjë për shqiptarët që kanë zgjedhur të jetojnë larg vendit të tyre. Po të ishte qeverisja e mirë, ata nuk do të kishin ikur.
Në këtë samit, Rama u ka thënë të gjithëve që pronat tuaja me Paketën e Maleve i marrin këta që janë në Shqipëri.
Gylsen Zhllima
Kongresi i PS në diasporë. Samiti nuk ka qenë për rrugëzgjidhje. Ka qenë një projekt për të mashtruar opinionin si qeveria i jep vëmendje diasporës.
Ky është samiti “bileta e fundit”. Ne e dimë shumë mirë që kanë ikur mijëra shqiptarë që nga 2013.
Paketa e maleve është rrezik kombëtar për cdo shqiptar që jeton jashtë shtetit.



