Paralajmërimi i OBSH: Katastrofa që do të "mbjellë" Covid në 5 vitet e ardhshme

Paralajmërimi i OBSH: Katastrofa që do të "mbjellë" Covid në 5 vitet e ardhshme

Covid ka pasur një ndikim 'katastrofik' në trajtimet e kancerit dhe po krijon një krizë. Paralajmërimi ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi miliona njerëz në të gjithë Evropën iu vonua skanimi apo trajtimi për shkak të bllokimeve dhe izolimeve për parandalimin e Covid.

Si rezultat, shumë prej pacientëve me kancer e nisën trajtimin me vonesë kur sëmundja e tyre ishte më e përparuar dhe më e vështirë për t’u trajtuar, që do të thotë se ka më shumë persona që kanë humbur jetën apo do të vdesin prej tij, ose të mbeten me aftësi të kufizuara.

Dr.Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha: “Për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe tendosjes së sistemeve shëndetësore në luftën kundër Covid-19, shërbimet e kancerit janë ndërprerë në të gjithë rajonin, duke vonuar ndjeshëm diagnozën dhe trajtimin, duke ndikuar drejtpërdrejt në shanset për një kurim ose mbijetesë për qindra mijëra pacientë me kancer”.

Shumë më tepër njerëz do të vdesin në vitet e ardhshme, veçanërisht nga kanceri i gjirit dhe i zorrëve, pasi takimet për kurimin e tyre janë shtyrë.

Komentet e Dr. Kluge i bëjnë jehonë shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar nga organizatat e kancerit në Britani, të cilët thanë se mbyllja e pacientëve në pranverë do të çonte në një bombë me kancer që do të shpërthejë.

“Në Qendrën Kombëtare të Onkologjisë të Kirgistanit, numri i kancerit të diagnostikuar në prill të vitit të kaluar ra me 90 përqind, ndërsa në Holandë dhe Belgjikë në bllokimin e parë të vitit 2020, ai ra me 30– 40 përqind. Diagnostikimi dhe trajtimi i vonuar në Britani pritet të rezultojë në një rritje të numrit të vdekjeve nga kanceri i zorrës së trashë me 15 përqind dhe 9 përqind për kancerin e gjirit gjatë 5 viteve të ardhshme. Një krizë e sëmundjeve jo-ngjitëse, përfshirë kancerin, po krijohet nga pandemia”, tha ai.

Me përjashtim të takimeve urgjente dhe trajtimit urgjent, shumë shërbime spitalore u mbyllën në izolimin e parë të vitit 2020 në përgatitje për një rritje të pacientëve me Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy