Gjatë një takimi me gratë e Elbasanit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur rreth idesë së krijuar javët e fundit se dy partitë më të mëdha do të bashkëqeverisin pas 25 qershorit.
“E keni parë që kërkon t’ua mbushë mendjen njerëzve se unë jam çun i mirë. Unë nuk jam çun i mirë, unë jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë dhe me vendosmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Janë të paktën tre investitorë shumë të mëdhenj amerikanë që do të investojnë në Shqipëri sa të vijmë në Shqipëri”, tha Basha, duke përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje me PS-në pas 25 qershorit.



