Një fitore e kandidatit të ekstremit të djathtë, Norbert Hofer në zgjedhjet austriake presidenciale të së dielës do të jetë një sinjal shumë, shumë i keq për të gjithë Evropën, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni.
“Ne e dimë se presidenti në Austri nuk ka një rol themelor apo ekzekutiv por një rol politik dhe përfaqësues, por gjithsesi në çdo rast do të ishte një sinjal shumë, shumë i keq”, tha Gentiloni për gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.
Ai u shpreh se qeveritë e Europës duhet të bëjnë më shumë për të ringjallur ekonominë dhe për të menaxhuar krizën e emigrimit të kontinentit.
“Nëse e bëjmë këtë, presioni populist do të jetë gjithnjë e më i dobët. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jetë e vështirë”, shtoi Gentiloni.



