
Avokati Arbër Hoxha në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me propozimin e PD-së për heqjen e parashkrimit për zyrtarët e lartë për të cilin u shpreh se është i paaplikueshëm në praktikë. Ai tha se akuza ka qenë e kapur nga të gjithë faktorët politikë. Sipas tij, ky propozim është antikushtetues, ndërsa theksoi se SPAK është vetingu më i mirë për politikanët.
Ka dy lloj parashkrimesh ndjekja penale dhe ekzekutimi dënimit. Me parashkrim nënkuptohet se askush nuk mund të merret në ndjekje penale kur një person ka kalur një kohë të caktuar nga kryerja e veprës. Vepra të cilat janë të pa parashkrueshme sipas kodit penal janë vetëm 3, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi. Neni 67 ka ndryshuar në 2021-2022 duke i dyfishuar afatet e parashkrimit që do të thotë se ky propozim është aktualisht afërsisht deri në 10 vite, pra nga koha e kryerjes deri sa merresh në hetim. Nuk besoj se autoritetet do presin 10 vite për të marrë dikë të zbatueshëm, pra ky ndryshim i kësaj dispozite ëhstë i paakplikueshëm në praktikë. Sigurisht që akuza ka qenë e kapur nga të gjithë faktorët politikë të majtë dhe të djathtë dhe e kanë shfrytëzuar këtë instrument të kodit penal duke shfajësuar të pashfajësuarit.
I pyetur nëse krahasojmë këtë nismë me dekriminalizimin kjo dispozitë vendos një rend të ri penal për politikën në raport me ligjin, Hoxha tha se nëse ky propozim kalon në Kuvend do të binte ndesh me konventën e të drejtave të njeriut.
Për mua ky lloj propozimi nëse kalon në kuvend e para do ishte antikushtetuese dhe do binte në kundërshtim me konventën e të drejtave të njeriut. Ky lloj propozimi në objektin tim nuk mund të miratohet në kuvend. Vettingu në politikë është përmendur disa herë dhe kam qenë kundër sepse kush do e bëjë këtë veting, sa të pavarur do ishin ata. SPAK është vetingu më i mirë që mund të bëjë vetingun më të mirë në politikë, duke i dhënë Cezarit atë që i takon Cezarit. Dhimbja më e madhe në kapitalizëm nuk është burgu por sekuestrimi i pasurive.



