Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë është në qendër të një prej episodeve të serialit “Squadra Speciale Cobra 11”. Episodet që transmetohen mbrëmjen e sotme në RAI 2 janë xhiruar në Tiranë.
Në episodin me titull “Hakmarrja”, inspektorët Semir dhe Alex zbulojnë ngarkesën më të madhe të drogës në të gjitha kohërat. Gjatë arrestimit të një shpërndarësi, Semir ndalon edhe djalin e kapos së një grupi shqiptar, që tentoi t’i vriste një koleg.
Kjo është arsyeja e etjes së madhe për hakmarrje të mafias shqiptare. Për të shmangur një rrezik të tillë, Semir vjen në Shqipëri për të arrestuar personin që kishte porositur hakmarrjen. Kështu, Semir dhe Alex së bashku me një skuadër të antidrogës nisin hetimet në Tiranë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



