Të shtëna me armë në një qendër yoge në Florida, tre të vrarë dhe 5 të plagosur (VIDEO)

Të shtëna me armë në një qendër yoge në Florida, tre të vrarë dhe 5 të plagosur (VIDEO)

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një burrë që ka hapur zjarr në një qendër yoge në Florida.

Scott Paul Beierle vrau Nancy Van Vessem, 61 vjeçe dhe Maura Binkley, 21 vjeçe, pasi hyri në studio në Tallahassee në orën 17:37 të së premtes, tha policia.

40-vjeçari, me sa duket, pas sulmit e ktheu armën nga vetja, tha shefi i policisë së Tallahassee, Michael DeLeo për gazetarët.

Motivi i Beierle për "këtë akt të tmerrshëm" nuk është i ditur, shtoi më tej ai.

DeLeo tha se oficerët e tij iu përgjigjën raporteve të të shtënave në Tallahassee "Hot Yoga" brenda "tri minuta", por kur ata shkuan deri tek vendi i ngjarjes Beierle kishte vdekur.

Disa viktima të tjera morën plagë me armë zjarri, ndërsa një person kishte pistoletë.

"Ka indikacione se disa njerëz brenda luftuan dhe u përpoqën jo vetëm të shpëtonin veten, por edhe njerëzit e tjerë, gjë që është testament i guximit të tyre", tha DeLeo.

Dy nga viktimat mbeten në spital, ndërsa tre të tjerë janë trajtuar dhe liruar.

Kryebashkiaku i Tallahassee, Andrew Gillum, i cili aktualisht po kandidon si kandidat demokrat për guvernatorin e Floridës, tha se ai do të ndërpresë një veprimtari të fushatës dhe do të kthehej në qytet.

"Asnjë akt i dhunës me armë nuk është i pranueshëm," tha ai. "Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe do të kthehem në Tallahassee sonte."

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy