Lëvizja Bashkë sfidon PS-në dhe PD-në/ Qori: Ata duan të ndryshojnë kuzhinierin, ne të mbyllim kuzhinën e korrupsionit!

Lëvizja Bashkë sfidon PS-në dhe PD-në/ Qori: Ata duan të ndryshojnë kuzhinierin, ne të mbyllim kuzhinën e korrupsionit!

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, foli për MCN Live një ditë pasi Kolegji Zgjedhor i dha dritën jeshile partisë politike që ai drejton që të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Qori thekson se regjistrimi i Lëvizjes Bashkë ishte një e drejtë e merituar, duke shtuar se fakti që kjo parti është penguar tregon që është e rrezikshme për forcat e establishmentit, pasi është e kundërta e tyre.

Qori mohoi në mënyrë kategorike mundësinë për bashkëpunim me Veliajn pas zgjedhjeve, ndërsa e konsideroi Belind Këlliçin, produkt të një partie po aq të korruptuar sa PD.

Kandidati për Tiranën tha se Lëvizja Bashkë do të luftojë për votat e 95 për qind të shqiptarëve, votues të PD, PS, elektorat gri, me qëllimin e vetëm për “të mbyllur kuzhinën e korrupsionit dhe për të nxjerrë jashtë të korruptuarit”.

Ata që kanë pushtetin për momentin kanë edhe gurin dhe arrën dhe s’duan sfidantë! Ata nuk duan sfidues, në sensin e një lëvizje që ka logjike anti-sistemore. Institucionet e vendit tonë e kanë shkelur ligjin deri dje, duke na vendosur pengesë pas pengese, që nga Gjykata e Tiranës, me gjyqtarin famëkeq Agron Zhukri, që ka vonuar përtej afateve ligjore njohjen e partisë. Kemi shkuar në KQZ, KQZ na kanë nxjerrë një pengesë të dytë, ku na u tha që përtej vendimit të gjykatës, na duhet një vendim i formës së prerë! Komisoneri është një figurant politik se emërohet nga Parlamenti dhe ka qenë përfaqësues i PS, nuk na dha të drejtë. Shumica e KAS-it ka votuar kundër nesh. Dje ishte hallka e fundit, Kolegji Zgjedhor, një trup gjyqtarësh që me sa duket kanë pasur më shumë sens të ligjit, dhe më shumë turp për ta vendosur fytyrën e tyre në paligjshmëri, na dha përfundimisht të drejtë.

Kjo ka qenë një e drejtë plotësisht e merituar. Ne i kemi hyrë kësaj rruge jo për vete. Sepse e shohim të mirën tonë të njëjtë me të mirën e çdo qytetari, që do të jetojë përmes punës së vet, dhe të jetojë me dinjitet në Shqipëri. Fitorja në Kolegjin Zgjedhor është fitore për ne, për 3200 themeluesit e Lëvizjes Bashkë, për 5200 qytetarët e Tiranës që na kanë dhënë firmat, dhe për aq pak demokraci dhe pluralizëm sa kemi në Shqipëri. Pengimi i një partie në zgjedhje, nuk kishte ndodhur deri më sot në Shqipëri. Fakti që janë kujtuar të pengojnë Lëvizjen Bashkë, tregon se sa ne jemi të rrezikshëm për ata. Jemi të rrezikshëm për ata, sepse ne jemi e kundërta e tyre”.

I pyetur se çfarë synon në zgjedhjet e 14 majit, Qori tha se Lëvizja Bashkë është e paparashikueshme, duke vënë në dukje se për këtë parti kanë firmosur edhe njerëz që kanë votuar për 30 vjet PS-në dhe PD-në. Ai u shpreh se në këtë forcë politike nuk do të jetë e hapur dera për ish-ministra apo ish-deputetë, por për kontributin e qytetarëve të ndershëm.

Ne mendojmë që argumentet, programi, serioziteti, është në përputhje me interesat e 95 për qind të qytetarëve. Ne kemi aftësinë t’i mbrojmë interesat e tyre, t’i artikulojmë më së miri, të japim ide për problemet akute dhe strukturore të Tiranës. Në këtë sens ne bëjmë dallim. Ne do luftojmë për çdo votë. Një parti si Lëvizja Bashkë është e paparashikueshme, mund të marrim 5, 50 mijë, 250 mijë vota. Nuk ka një kriter të së shkuarës apo të së tashmes që mund të masë potencialin tonë. Synimi është edhe 14 maji edhe 2025. Pas një rezultati, rezultati i dytë është më i llogaritshëm. Unë nuk e di nga do marrim vota ne. Për ne kanë firmosur njerëz që s’kanë votuar kurrë, njerëz që kanë votuar alternativa të reja, që kanë votuar PS, PD, sepse njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.

Ne jemi parti e re, e përbëjmë në pjesën më vitale nga të rinjtë. Por nuk jemi vetëm parti të rinjsh. Të rinjtë e kanë më kollaj të bëjnë aktivizëm. Kemi disa pedagogë të fushave të ndryshme. Kemi profesionistë të fushave të ndryshme. Kemi sindikalistë. Nuk kemi VIP-a të politikës. Një ish-ministër që ka ngelur pa parti nuk do futet në Lëvizjen Bashkë sepse s’kemi për çfarë e duam. Ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve, profesionistëve, njerëzve të klasës së mesme, punëtorëve, studentëve, dyqanxhinjve. Lëvizja Bashkë artikulon interesat dhe nevojat e tyre, përkundër një pakice që po na i bën jetën të pajetueshme. Nuk janë elita ata 50-60 vetë që dalin në TV, ata janë thjesht më të njohur. Ne duam të jemi një lëvizje që e transformon Shqipërinë. Kemi nevojë për kontributin dhe energjinë e çdo qytetari të ndershëm”.

I pyetur a mund të bëhet Lëvizja Bashkë pjesë e Veliajt pas zgjedhjeve, Qori përgjigjet:

Ka probabilitet më të madh që unë të shkoj t’i bie murit me kokë! Nuk e ka luftuar më shumë Veliajn se sa Lëvizja Bashkë, ish-Organizata Politike. Lëvizja Bashkë do ketë histori të gjatë ju siguroj, pavarësisht rezultatit. Unë këtë punë që po bëj sot do ta bëj pas 10, 20, apo 30 vjet”.

Kandidati për bashkinë e Tiranës tha se ndonëse Lëvizjes Bashkë i mungojnë komisionarët, vëzhguesit do të jenë me telefonë në dorë për të mbrojtur çdo votë.

Kodi Zgjedhor s’na jep mundësi të kemi numërues, por na jep mundësi të kemi vëzhgues që të monitorojmë me celular në dorë çdo votë. Kur ke përpara njerëz të pakorruptueshëm, ti e ke të vështirë të vjedhësh. Votat vidhen sepse dikush aty korruptohet, një komisioner, një vëzhgues. Votat në Shqipëri keqadministrohen nga kompromentimi i një pjese të administratës zgjedhore.

Një pjesë e administratës shtetërore do marrë hak në këto zgjedhje, sepse janë të poshtëruar. Këta njerëz janë të detyruar që 15 herë në ditë të shpërndajnë Ramën dhe Veliajn, sepse dikush i kërcënon me vendin e punës. Ti sheh faqen e Ramës që merr më shumë like se Joe Biden! Ne kemi mbledhur mbi 5200 firma që të kandidojmë. Kanë firmosur mjekë, infermierë, postierë, mësues, edukatorë. Ka pasur edhe prej tyre që thonë ‘do doja shumë, por kam frikë!’ Ka pasur të tjerë që thonë ‘unë do iki nga Shqipëria nëse nuk ndryshon diçka!’. Me çfarë do ta kërcënosh atë?!”.

Qori thotë se ata punëtorë që kanë votuar PD-në apo PS-në deri më sot nuk e kanë bërë për arsye ideologjike, por për arsye historike, dhe Lëvizja Bashkë do të luftojë për votën e tyre.

Një punëtore ndërtimi dhe fasonerie që jeton në periferi dhe voton PD, është si ne, është thjesht me PD për arsye historike. Nuk është se ata që janë me PS dhe PD janë për arsye ideologjike. Programi ynë është bindës pavarësisht përkatësive partiake. Problemi i eksperimentit të partive në Shqipëri është sepse kanë synuar vetëm elektoratin gri. Ne duam të luftojmë për votën e gjithkujt, edhe të atyre që në 30 vjet kanë votuar PS dhe PD. Njerëzit s’janë patate, janë njerëz me vullnet dhe ndërgjegjje. Nuk mund të jenë alternativë sepse ata që kanë qenë 30 vjet në pushtet kanë pasur vetëm një synim, si të vjedhin!

I pyetur se cila është alternativa, Qori tha:

Në kemi disa shtylla programore për Tiranën, që do zbërthehen në një program të detajuar në fillim të fushatës. Mbrojte, rikuperim të hapësirave publike në Tiranë. Të mbrojmë atë hapësirë publike që kemi, e dyta ta zgjerojmë kudo që është e mundshme. Transporti publik, Tiranë është një qytet i mbytur i ngulfatur. Erion Veliaj ka 8 vjet në krye të Tiranës dhe sot premton linja të transportit të shpejtë! Shkolla, Tirana nuk ka shkolla mjaftueshëm dhe bëhet mësimi me turne. Uji i pijshëm. Të gjitha këto kanë disa subjekte që përfitojnë.

Belind Këlliçi është një Erion Veliaj potencial. Është produkt i një partie po aq të korruptuar sa PS. Imagjinoni e  pyetën njëherë kush janë oligarkët edhe tha “kujt i bën presion ti”! Këta janë alternativa seriozisht?! Këta thjesht duan të ndryshojnë kuzhinierin! Ne duam ta mbyllim kuzhinën e korrupsionit dhe të nxjerrim të korruptuarit jashtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy