Evgeny Prigozhin, oligarku rus i kompanisë Concord, mik i afërt i presidentit Putin, ka bërë një transfertë bankare 1 milion rubla (13 200 dollarë) në spitalin Charité në Berlin për trajtimin e kundërshtarit Alexei Navalny.
Lajmi është konfirmuar në një postim në faqen e kompanisë së tij, raporton Tass. "Shërbimi për shtyp i kompanisë Concord thotë se Evgeny Prigozhin ka transferuar një këst tjetër prej 1 milion rubla në klinikën Charité për trajtimin e Navalny", thuhet në deklaratë.
"Klinika ka dhënë informacion mbi shpenzimet e tij dhe këto fonde do të jenë të mjaftueshme për trajtim të mëtejshëm dhe shërimin e plotë të Navalnit", thuhet më tej.
Tribunali i Arbitrazhit të Moskës në tetor 2019 vendosi të konfiskojë një total prej 88 milion rubla (1.1 milion dollarë), ose 29 milion rubla prej secilit, nga Navalny, aktivisti Lubov Sobol dhe Fondacioni Kundër Korrupsionit. Shifra përllogaritet si kompensim i dëmeve morale, në një proces gjyqësor të ngritur nga Moskovsky Shkolnik, një kompani që furnizon ushqim për shkolla (e cila i përket grupit Prigozhin).
Gjykata vendosi që video-hetimi i ndërmarrjes të eliminohet pasi dëmton reputacionin e saj tregtar. Në gusht, Prigozhin bleu borxhin e Navalny, Sobol dhe Fondacionit ndaj Moskovsky shkolnik (dhe mblodhi pjesën që i takonte Sobol dhe Fondacionit).



