Vendimi, të gjitha thertoret në Spanjë duhet të pajisen me kamera

Vendimi, të gjitha thertoret në Spanjë duhet të pajisen me kamera

Të gjitha thertoret në Spanjë  do të duhet të instalojnë kamera dhe do duhet të ruajnë imazhet për 30 ditë. Po ashtu  këto filmime duhet t’i jepen shërbimeve të inspektimit nëse ata kërkojnë të kenë akses tek to.

E gjithë kjo bëhet për të shmangur abuzimin me kafshët.

Vendimi u bë i ditur nga qeveria spanjolle, e cila miratoi një dekret ligj për këtë çështje.

Nëpërmejt një reagimi në Twitter, ministri i konsumit, Alberto Garzon tha se Spanja do të jetë vendi i parë në BE që do të ketë sisteme të detyrueshme të vëzhgimit me video.

Kamerat do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe në uljen e abuzimeve ndaj kafshëve.

Deri tani tre kombe anembanë botës kanë miratuar rregullore të tilla, e para është Anglia, pastaj Izraeli dhe në fund Skocia.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy