Atentati në Elbasan/ Identifikohet viktima, i vuri tritolin makinës së Renato Çepës pas një konflikti të vjetër (VIDEO)

Atentati në Elbasan/ Identifikohet viktima, i vuri tritolin makinës së Renato Çepës pas një konflikti të vjetër (VIDEO)

Gazetarja Entela Duka në një lidhje me MCN Live bënë të ditur se mjeti në pronësi të Renato Çepa ka qenë i parkuar para banesës së tij.

Policia po punon dhe bashkëpunon me prokurorinë për të zbardhur të plotë ngjarjen për një konflikt të mundshëm mes shënjestrës dhe viktimës.

Fakti që ngjarja ka një viktimë është e rëndë, dhe nëse eksplozivi mund të kishte shpërthyer në një moment të dytë mund të kishte qenë shënjestra viktimë apo ndonjë nga familjarët e tij.

Pas verifikimeve Pas verifikimeve të kryera, është identifikuar viktima Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa.

Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Sipas burimeve shënjestra njihen nga policia si përdorues apo shpërndarës lëndësh narkotike, ka pasur dhe probleme të tjera në komunitet dhe njihet si person konfliktual.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy