ShBA/ Ferma “Fair Oaks” e lidhur me Coca-Cola-n dhunon të drejtat e kafshëve

ShBA/ Ferma “Fair Oaks” e lidhur me Coca-Cola-n dhunon të drejtat e kafshëve

Pamje filmike të marra nga hetuesit e infiltruar të Misionit për Rimëkëbjen e Kafshëve (Animal Recovery Mission - ARM) tregojnë punonjësit e fermës  “Fair Oaks” teksa dhunojnë kafshët e fermës në mënyrë krejtësisht brutale.

Ferma është akuzuar për shkelje të të drejtave të kafshëve dhe çështja është nën hetim për një ndër aktet më të shëmtuara të dhunës sistematike ndaj kafshëve, dhunë e cila është e dokumentuar me video.

Pamjet tregojnë si dhunohen viçat, shkelen e transportohen sit ë ishin sende, pikërisht në një fermë të njohur edhe si "Disneyland-i i turizmit bujqësor".

Çdo vit, më shumë se 600,000 turistë vizitojnë “Fair Farms Dairy Adventure”, një fermë prej 15,000 lopësh në jug të Çikagos, Illinois. Ferma, me muzeun e saj, restorantin dhe hotelin u konsiderua këtë vit si "Disneyland-i i turizmit bujqësor" nga Food & Wine.

Fair Oaks është një nga prodhueset më të mëdha të qumështit në ShBA dhe produktet e saj shiten nën markën e qumështit “Fairlife”, e cila prodhohet, tregtohet dhe shpërndahet nga korporata Coca-Cola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy