Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, thotë se dhënia e statusit Vjosës park kombëtar do ta kthejë Përmetin në një atraksion turistik të njohur në shkallë globale dhe do të ndihmojë për zhvillim të qëndrueshëm.
Në MCN Economy, Hoxha tha se ka një koordinim të pushtetit qendror me atë vendor për ruajtjen e Vjosës.
Përmes zhvillimit turistik do të sigurohen të ardhura për menaxhimin e zonës së mbrojtur po edhe për komunitetin. Presim bashkëpunim më të ngushtë të institucioneve vendore. E rëndësishme është që t’i shërbejë edhe komunitetit që shtrihet përgjatë luginës, që bizneset dhe shtëpitë e tyre të rrisin ekonominë.
Mendoj që gjërat po ecin paralelisht. Ministria dhe pushteti vendor po bëjnë punën e vet. I kanë praparirë që përgjatë lumit Vjosë të mos ndërtohet pa kriter. Mendoj që do të bëjmë më të mirën për Vjosën. Edhe ta ruajmë edhe ta vëmë në shërbim të komunitetit.



