Ndalohet shitja e alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar

Ndalohet shitja e alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar

Alkooli nuk do t'u shitet tifozëve në tetë stadiumet e Kupës së Botës në Katar pasi FIFA ndryshoi politikën e saj dy ditë para fillimit të turneut. Kujtojmë që më parë ishte vendosur që alkooli të shërbehej në zona të caktuara brenda stadiumeve, pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësisht në vendin mysliman. Kupa e Botës fillon të dielën kur Katari do të luajë kundër Ekuadorit.

Budweiser, një sponsor kryesor i FIFA-s, është në pronësi të prodhuesit të birrës AB InBev dhe kishte të drejta ekskluzive për të shitur birrën në Kupën e Botës.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022”, thuhet në deklaratën e organit drejtues të futbollit botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy