Thyen dritaren e një biznesi në Itali, shqiptari humb jetën nga hemorragjia/ Emri (Video)

Thyen dritaren e një biznesi në Itali, shqiptari humb jetën nga hemorragjia/ Emri (Video)

Me gjasë nuk e kuptoi se sa shumë ishte dëmtuar kur theu xhamin e dritares së një biznesi në Cocumola të Leçes, por humbja e gjakut i mori jetën një emigranti shqiptar në Itali.

Pasi kërcënoi pronarin e biznesit dhe theu xhamin, hipi në makinë dhe u largua me vrap. Pak kilometra më vonë, ai ra mbi timon, për të humbur jetën.

Është kjo mënyra në të cilën humbi jetën 43-vjeçari shqiptar Klodjan Koga, me banim në Poggiardo, i cili gjeti vdekjen si pasojë e hemorragjisë.

Ishin disa drejtues mjetesh ata që e pikasën të gjakosur, ata që njoftuan ndihmën e shpejtë, por pa mundur t’a shpëtojnë, raportojnë mediat italiane.

Rrethanat e vdekjes së shqiptarit u zbuluan nga policia, pas konfliktit që shqiptari kishte pasur me pronarin e dyqanit.

Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve të hedhë dritë mbi rrethanat që çuan në konfliktin e Kogës me pronarin e dyqanit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy