Hoxha për grupin e Laert Haxhiut: Prokuroria është deri në 30% të aktivitetit të tyre kriminal. Nëse hetohet, do ketë rezultate për organizata të mëdha të trafikut

Hoxha për grupin e Laert Haxhiut: Prokuroria është deri në 30% të aktivitetit të tyre kriminal. Nëse hetohet, do ketë rezultate për organizata të mëdha të trafikut

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për gjashtë vrasjet e zbardhura nga autoritetet pas bashkëpunimin me të penduarin Artan Tafani. 

Hoxha tha se bëhet fjalë për një grup vrasësish me pagesë, të njohur si grupi i Laert Haxhiut, të cilët kanë kryer vrasje më shumë se çdo grup tjetër në dekadën e fundit.

Ai tha se prokuroria është deri në 20-30% të aktivitetit të tyre kriminal.

Konferenca e shtypit që u bë sot, ndërkohë që ky është një hetim i Prokurorisë së Elbasanit. Mediat ranë në grackë.

Është operacion shumë i suksesshëm, sepse hoqi nga qarkullimi një grup që mund të ketë kryer numrin më të madh të vrasësve në Shqipëri në dekadën e fundit.  

Ata kanë ndezur Lushnjën flakë.

Është grup shumë i rëndësishëm, më i rëndësishmi në fushën e vrasjeve me pagesë dhe vrasjeve që janë bërë me klering, me shkëmbim.

Lideri i grupit, Laert Haxhiu nuk është kapur kurrë. Tani është në Janinë. Është kapur nga Greqia dhe i është refuzuar ekstradimi për në Shqipëri.

Shpresojmë që në apel Greqia të lejojë ekstradimin.

Me aq informacion sa kemi patur, prokuroria është deri në 20-30% të aktivitetit të tyre kriminal.

Të lidhur me këtë grup janë organizata shumë të fuqishme të lidhura me trafikun e kokainës të hetuara nga belgët, gjermanët, etj, një pjesë e tyre gjenden në Dubai.

Nëse do të hetohet, do të shohim rezultate të jashtëzakonshme për organizata të mëdha të trafikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy